Ngjarja e rëndë në fshatin Rrëmbec.
Nesti Sotiri rreth 60 vjeç ka mbetur i vdekur si pasojë e sulmit me thikë nga Velo Hazisllari.
Ai është dërguar në gjendje të rënduar në spital dhe nuk ka mundur të mbijetojë nga plagët e marra.
Dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.
Mësohet se edhe më parë mes tyre ka pasur konflikte.
Edhe Velo Hazisllari ka marrë plagë e ndodhet në spital.
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 08.08.2022, rreth orës 21:40, jemi njoftuar se në fshatin Rëmbec, Maliq, gjatë një konfliti për motive të dobëta, ishte plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi N. S., i cili pasi mbërriti në Spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë.
Menjëherë pas marrjes të njoftimit, shërbimet e policisë janë nisur drejt vendngjarjes ku bënë të mundur edhe identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasi V. H., që për shkak të dëmtimeve të marra, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës, me të cilin do të kryen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.