Blerina Meta, bashkëshortja e 50 vjeçarit Pëllumb Meta i cili u vra nga 3 fëmijët e tij në Shënavlash të Durrësit, ka rrëfyer se viktima kishte një natyrë tepër të vrazhdë dhe ishte shumë i dhunshëm ndaj saj dhe fëmijëve.
“Sa i takon fejesës së vajzës është shumë e vërtetë që kishte konflikt. Donte me patjetër që të bëhej ajo fejesë. Por vajza nuk donte se nuk kishte as njohje dhe as nuk e kishte prioritet. Kishte konflikte me të atin. Unë s’guxoja të hapja gojen çfarëdolloj vendimi të merrte. E ky debat zgjati shumë Ai e dinte vetë pse donte ta fejonte. Ndërkohë vajza studionte dhe e kishte mesataren 9.9. ajo kishte investuar tek arsimi por nuk e di pse donte ta merrte këtë kthesë (pra fejesën)”- tha Blerina Meta.
Blerina rrëfeu më tej se bashkëshorti ishte i dhunshëm edhe ndaj saj ndërsa fëmijët i kërcënonte se do t’i vriste edhe kur tentonin të ndërhynin në ndonjë grindje mes tyre.
“Me mua patjetër që ka pasur dhunë fizike. Që vitet e para trupi im më shumë rrinte I nxirë sesa I bardhë. Fëmijët u rritën në atë lloj ambienti. Duke qenë gjithmonën nën trysinën e dhunën. Herë herë kur I dilte gjendja e tij ishte e keqe. Një herë në momentin kur djali më dilte në krah I vinte duart në fyt. I thoshte do ju djeg të gjithëve. Ishte direkt me dhunë. Do ju vras, do ju djeg, do ju pres. Me mua e kishte të përditshme” – shtoi më tej ajo.
Sipas saj, agresiviteti i Pëllumb Metës lidhej me një gjendje skizofrenie dhe jo me situatën ekonomike të familjes.
“Agresiviteti I tij ishte në gjëndje skizofrenie, nuk kishte me gjëndjen ekonomike. Fëmijët punonin në verë. Nuk është mospasja e një mungesës së financaire. Unë shpesh herë e kam larë murin e shtëpisë me gjakun e kokës. Nuk kam shkuar ta denoncoj vetëm nga frika”- vijoi Blerina.
Ndryshe nga çfarë thuhet në dosjen e policisë, Blerina Meta mohon që të ketë pasur dijeni për vrasjen e bashkëshortit të saj duke u shprehur se gjithçka e mori vesh pasi u shoqërua në polici.
“Më nxorrën nga dhoma që isha në qeli dhe oficeri më tha se fëmijët e mi e kishin vrarë dhe aty mora vesh të gjithë historinë. As nuk e dija! Goca ishte paksa e tensionuar, por mendova për mësimet. Por ata e kanë projektuar vetë, unë nuk dija gjë. Unë në polici e mora vesh të gjithë ngjarjen. Fëmijët kishin marrëdhënie shumë të mira. Ai ishte shumë autoritar dhe kjo kishte bërë të ishin shumë të lidhur”- pretendoi ajo.