Dy persona të arrestuar për vrasjen e 42-vjeçarit Dmitris Kordas. Nuk dihet nëse ndonjëri prej tyre është shqiptar. Dyshohet se greku u dhunua për vdekje nga 5 të rinj me origjinë shqiptare.
GREQI- Policia ka bërë dy arrestime në lidhje me vrasjen e 42-vjeçarit, Dmitris Kordas në Rafinë. Arrestimet u bënë ditën e sotme në të gdhirë në kuadër të operacionit që nisi ditën e kaluar. Të ndaluarit janë një grek dhe një i huaj, 24 vjeç.
“Policia greke dëshmoi edhe një herë se po vepron me efektivitet me arrestimin e dy vrasësve të 42-vjeçarit në Rafinë”, ka shkruar ministri i Mbrojtjes Civile, Takis Theodorikakos në llogarinë e tij në tëitter.
Dimitris Kordas nga Atika Lindore është viktima e sherrit vdekjeprurës të ndodhur pak pas orës 1 të së shtunës mbrëma, në sheshin e Rafinës. Pesë të rinj janë përfshirë me 42-vjeçarin për një keqkuptim të ndodhur në lokalin ngjitur, ku ata po argëtoheshin më herët.
Protothema e quan sherrin mes viktimës dhe autorëve si keqkuptim. Shkak ka qenë një debat që viktima ka pasur me disa nga të rinjtë brenda dyqanit. Fillimisht 42-vjeçari është grindur jashtë tualetit të lokalit me autorët dhe më pas sherri është transferuar në tavolinën ku ishte ulur i me miqtë e tij. Situata u agravua kur njëri nga të rinjtë i foli keq të dashurës së 42-vjeçarit. Gjërat u dukën sikur u qetësuan brenda mirëpo të rinjtë me origjinë shqiptare i bënë pritë Kordas jashtë lokalit.
Sapo 42-vjeçari ka dalë jashtë, të rinjtë nisën ta godisnin me grushte dhe shkelma. Sulmi me hekur rezultoi fatal për 42-vjeçarin, duke humbur jetën.





