Vrasja në piceri zbuloi gjithçka/ Si ra në prangat e policisë rrjeti kriminal shqiptar i drogës në Belgjikë?

0

BELGJIKË-Gjykata penale në Bruksel ka dënuar njëmbëdhjetë anëtarë të një grupi të trafikut të kokainës me burgim nga një deri në dhjetë vjet. Grupi kriminal u zbulua pas të shtënave në një piceri në Strombeek në prill 2020. Menaxheri i picerisë u qëllua për vdekje në mes të ditës.

Viktima ishte kreu i dyshuar i bandës, ndërsa autori ishte një shtetas shqiptar. Sipas prokurorisë publike Halle-Vilvoorde, banda importoi të paktën 84 kilogramë kokainë nga Kolumbia dhe Holanda, e presoi në Belgjikë dhe më pas e transportoi në Itali me makina me ndarje të modifikuara, shkruajnë mediat e huaja.

Rrjeti i drogës, i përbërë kryesisht nga shqiptarë e bullgarë, u ekspozua pasi pronari i një picerie në Strombeek-Bever u qëllua në mes të ditës në prill 2020. Burri mbeti i plagosur rëndë në vendngjarje, por më pas ndërroi jetë në spital nga plagët e marra. Makina e arratisjes së autorit është gjetur e djegur në Meise, ndërsa rma e vrasjes ishte në makinë.

I dyshuari, ndoshta një vrasës me pagesë, u arrestua pak më vonë në Merchtem. 37-vjeçari shqiptar ndodhet ende në paraburgim në pritje të gjykimit. Pas vrasjes së pronarit të picerisë, vëllai i tij mësohet se ka marrë drejtimin e rrjetit të drogës.

Burri, së bashku me njëmbëdhjetë të dyshuar të tjerë, u ndoqën penalisht nga zyra e prokurorit publik Halle-Vilvoorde. Njëmbëdhjetë prej tyre morën dënime me burg nga një deri në dhjetë vjet.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu