Vrasja në Shënavlash, flet Hygerta Meta: Na kishte kërcënuar me jetë mua dhe mamin. Kisha frikë se më vriste me bombol gazi

0

Hygerta Meta po jep dëshminë e saj para gjykatës. Ajo ka dëshmuar se situata ishte e vështirë dhe kishte frikë.

“Ishte e vështire dhe pata frikë. Vellai ka ardhur nga Italia para dy javësh. Babai me tha për fejese e i thashë jo. Nga refuzimi që i kam bërë për fejesë babai, kisha hall se me vriste me bombol gazi. Ne fund te janarit me tha për fejesë dhe me kërcënoi mua dhe mamin se do të na vriste.

Me mamanë ka patur konflikte me dhune dhe e ka goditur, e ka goditur edhe pa mendje e ka lënë pa frymë. Kisha frike ta denoncoja. Mund të na vriste ai ose njerëz te fisit të tij. Babai na ka thënë do ju vras. Nësë rrini do ju vras. Edhe nëse ikni do ju vras. Nuk kemi pasur ku te shkojmë”, tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu