Vrasja në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)

0

SHKODËR- Martin Pergjini është shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet si autori i vrasjes së ndodhur një ditë më parë në fshatin Qafë Qelë.

Pjetër Kola, 44-vjeç ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës. 44-vjeçari ndërroi jetë në sallë të operacionit për shkak të komplikacioneve shëndetësore, edhe pse fillimisht u raportua se ishte jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 18:00, në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi P. K., 44 vjeç, nga Lezha, i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, ne fshatin Qafë Çelë, Pukë. Ky shtetas është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore më të specializuar, i cili ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës. Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”,- tha Policia në një informacion paraprak për mediat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu