SHKODËR- Erjon Xhenio është personi që ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme në Shkodër. Sipas gazetares së Infoweb Media, Emi Kalaja, mësohet se Xhenjo po pinte kafe në një lokal pranë stadiumit të Shkodrës në momentin që e kanë qëlluar duke e lënë të vrarë në vend.
Policia ka rrethuar gjithë zonën pas ngjarjes, ndërkohë që trupi i viktimës ende ndodhet në vendngjarje, duke pritur që ambulanca e morgut ta marrë.