Vrasja në Tiranë, zbulohet kujt i përket mjeti. Emri

0

Një vrasje makabre ka ndodhur mbrëmjen e së djelës në Kashar.

Targat e mjetit me të cilat ai lëvizte janë AB 998 AS. Land Roveri me të cilin lëvizte viktima është marrë me qira në Rinas te Hekuran Xhixha.

Policia ka ngritur postblloqe në Tiranë, Durrës e Elbasan, por deri më tani ende nuk ka info për këtë ngjarje.

Gjithashtu edne nuk dihen rrethanat e krimit.

Burime për Noa.al pohuan se drejt mjetit është qëlluar me breshëri automatike ku ka mbetur i vdekur në vend një person. Po punohet për identifikimin e tij.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.04.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, përballë DHL-së, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti tip “Land Rover” dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Në bashkëpunim me DVP Durrës, Elbasan e Lezhë janë ngritur menjëherë pika kontrolli në rrugët interurbane.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu