Vrasja në Vlorë/ Balla: Zbulimi i autorëve është testi i besimit të qytetarëve! Vlerësoj angazhimin e Drejtorit të Përgjithshëm

0

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në një postim në rrjetin social Facebook ka reaguar sërish në lidhje me vrasjen në Vlorë disa ditë më parë ku u ekzekutua Gëzim Sinomati me snajper teksa qëndronte në ballkonin e shtëpisë së tij.

Policia ka ndërmarrë një aksion gjithpërfshirës në qytetin e Vlorës këto dy ditë, por ende autorët nuk janë identifikuar.

Balla shprehet se zbulimi i autorëve dhe çdo personi tjetër të përfshirë në çdo ngjarje kriminale është testi i besimit të qytetarëve.

Nga ana tjetër, Balla vlerëson angazhimin e Drejtorit të Përgjithshëm, Forcës Kombëtare të Sigurisë, Forcës “RENEA” dhe DVP e Vlorës të cilët po bëjnë një punë të rëndësishme hetimore.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit e di fare mirë se zbulimi i autorëve dhe çdo personi tjetër të përfshirë në çdo ngjarje kriminale, si ajo e para pak ditëve në Vlorë, është testi i besimit të qytetarëve. E vlerësoj angazhimin e Drejtorit të Përgjithshëm, Forcës Kombëtare të Sigurisë, Forcës “Renea”, Drejtorisë vendore të Policisë, të cilët në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, kanë bërë një punë të rëndësishme hetimore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu