Vrasja në Vlorë, gjendet “BMW” e djegur në dalje të qytetit!

0

Kur ka kaluar më shumë se një orë nga ekzekutimi i 23 vjeçarit Gëzim Sinomati, rreth orës 23:20 është gjetur një automjet i djegur pranë stacionit të trenit në dalje të qytetit të Vlorës.

Policia bën me dije se ka dyshime që automjeti i djegur u përket autorëve të ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme.

Autorët dyshohet se kanë braktisur mjetin tip “BMW”, në lagjen “24 Maji”, duke e djegur dhe janë larguar duke përfituar nga errësira.

Është rrethuar zona në një perimetër të gjerë të sigurisë dhe vijon kontrolli


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu