Vrasja në Zveçan/ Vuçiçi: Dita më e vështirë për Serbinë! Kurti organizatori kryesor

0

SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka folur për sulmin që ndodhi sot në Kosovë.

“Një nga ditët më të vështira për Serbinë që nga viti 2004. I kërkoj falje qytetarëve të Serbisë që nuk kam mundur t’u drejtohem më herët. Që nga viti 1999, ne nuk kemi pasur kontroll mbi Kosovën dhe na është dashur shumë kohë për të hetuar vetë se çfarë ka ndodhur në Kosovë. Çfarë ndodhi sot në mëngjes gjatë gjithë mëngjesit dhe pasdites. Le t’u tregojmë njerëzve se çfarë ndodhi.

Do të flasim vetëm për atë që ka ndodhur, pastaj do të vlerësojmë gjithçka. Në emër të Republikës së Serbisë, por edhe të flas për të gjitha çështjet tjera. Rreth orës 02:46 të natës së sotme, një grup serbësh nga Kosova vendosën dy kamionë si barrikada në Banjskë, në veri të Kosovës. Pastaj vjen policia e Kosovës, duke tentuar t’i heqë ato barrikada, ka një konflikt me serbët që i kanë ngritur barrikadat dhe në atë konflikt ka mbetur i vrarë një polic. Në orën 08:57 janë mbyllur vendkalimet Jarinje dhe Bërnjak, të shtënat dhe përleshjet vazhdojnë ende. në orën 10:15 shqiptarët njoftojnë se katër qytete serbe janë zona të operacioneve terroriste.

Ata kanë përdorur policinë kundër serbëve gjithsej 62 herë. 56 sulme me motive etike ndaj serbëve. A do të tentojnë natyrshëm të bëjnë diçka për veten dhe familjet e tyre vetëm ata që ndiqen nga policia për të shmangur arrestimin nga policia e Kurtit. Në asnjë mënyrë nuk dua ta fal vrasjen e një polici shqiptar dhe as nuk mund ta justifikoj. Është absolutisht e dënueshme dhe është diçka që nuk i duhet askujt, Kurti është organizatori kryesor i kaosit në Kosovë dhe nuk ka rrugëdalje.

Edhe pse folëm shumë herë për këtë, edhe pse çdo ditë paralajmëroja si në Bruksel ashtu edhe në Nju Jork se e gjithë kjo mund të ndodhte, pak njerëz vendosën të dëgjojnë. Serbët dhe jo njerëzit nga Serbia qendrore, siç gënjyen në mediat e Prishtinës, po vuajnë terrorin e Kurtit.

Ndaj tyre është kryer një sulm brutal dhe ne në fillim menduam pse KFOR-i nuk e bëri këtë, do të kishte më pak viktima. Sipas informacioneve që disponojmë, thuhet se tre serbë kanë vdekur në Kosovë dhe Metohi. Dy sigurisht nga zjarri snajper, kur nuk ishte e nevojshme që të likuidoheshin. Dy mbetën të plagosur rëndë dhe frika se ka mbetur i vrarë edhe personi i katërt. Ne ndoqëm, përgjuam se çfarë po bënte policia shqiptare, do t’ju tregojmë provat, ndoshta edhe gjatë konferencës, presim vetëm përkthimin.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu