Në Greqi është dhënë alarmi mbrëmjen e së dielës pas thirrjes për Veprim të Menjëhershëm për të shtënat në Athinë. Ngjarja ka ndodhur jashtë një lokali të njohur në sheshin e Nea Smyrni, me pasojë një të vdekur dhe dy të plagosur, njëra prej të cilëve grua. Zona është rrethuar nga forca të forta policie.
Siç u bë e ditur, i armatosuri ishte duke qëndruar në një restorant i veshur me një maskë kirurgjikale për të mbuluar tiparet e tij dhe në një moment ai u hodh nga vendi i tij i fshehur dhe hapi zjarr ndaj klientëve. Menjëherë pas kësaj ai ka nxituar të zhduket në këmbë në drejtim të panjohur.
Të dy të vdekurit dhe të plagosurit janë me origjinë shqiptare dhe ndodheshin jashtë lokalit. Një nga plumbat e gjuajtur nga i armatosuri ka goditur në shpinë një grua, e cila ishte padrone e lokalit dhe duket se është plagosur lehtë. Në vendngjarje policia ka gjetur tre gëzhoja 9 mm, ndërsa nga provat e para rezulton se bëhet fjalë për larje hesapesh.