Shkodër, 28 gusht 2025 – Rreth orës 20:00, në fshatin Abat, Shalë, shtetasi N. M. dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Piro Prroni, 61 vjeç, në rrethana ende të paqarta.
Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.





