Vrasje me armë zjarri në Lezhë. Gjergj Tusha 65 vjeç kishte dalë me bagëtitë por nuk ishte kthyer më.
E bija ka telefonuar policinë rreth orës 14:40 duke thënë se kishte humbur kontaktet me të.
65-vjeçari është gjetur i pajetë nga banorët që kanë sinjalizuar më pas policinë.
Mësohet se në trupin e tij janë hasur shenja dhune si dhe plagë me armë zjarri.
Lezhë / Informacion paraprak
Rreth orës 14:40, në Sallën Operative ka telefonuar shtetasja A. Gj., duke njoftuar se kishte humbur kontaktet me babain e saj, shtetasin Gj. T., 65 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.
Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij.
Pas disa orësh kërkimesh, rreth orës 17:30, në breg të lumit Mat, në Pllanë, Lezhë, është gjetur pa shenja jete shtetasi Gj. T.
Nga këqyrja paraprake, viktima ka shenja dhune, përfshirë një plagë në trup, dyshohet nga armë zjarri.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, po kontrollojnë në zonë me qëllim kapjen e autorit/ve.





