Vrasjet e bujshme të 2005-ës, dështon sërish përballja mes Luftar Reçit dhe Emiljano Shullazit e grupit të tij

0

Dështon për të katërtën herë radhazi përballja e të mbrojturit të drejtësisë, Luftar Reçi me të pandehurit, Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi, Indrit Rusi dhe Endrit Taullai.

Shkak për shtyrjen u bë mungesa e avokatit Ilia Ilia, që mbron të pandehurin Plaurent Dervishaj, qe po gjykohet në mungesë. Prokuroria e Posaçme i kërkoi Gjykatës pezullimin e afateve të paraburgimit për Plaurent Dervishajn, kërkesë e cila u pranua nga Gjykata.

Ndërkohë avokatët i kërkuan togave të zeza, që dëshmitari i drejtësisë, Luftar Reçi t’i japë deklarimet e tij përballë të pandehurve, jo i fshehur dhe i rrethuar me efektivë. Grupi akuzohet për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame dhe Klodian Saliu, ngjarje të ndodhura në vitin 2005.

Seanca e radhës u caktua për në datën 20 shkurt.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu