Vrau babanë në Mallakastër, zbardhet dëshmia e 37-vjeçarit: Më kërkoi të gjeja punë

0

Më pas siç ka treguar se 37-vjeçari, në debat e sipër ai e ka shtyrë babanë e tij me forcë dhe ai ka rënë përtokë.

Dëshmia e 37-vjeçarit Mariglen Muhametaj që vrau babanë dy netë më parë është zbardhur në polici. Mësohet se gjatë dëshmisë së tij, ai ka thënë në polici se babai i kishte kërkuar atij që të gjente punë, pasi nuk kishte mundësi më se me çfarë ta ushqente.

“Gjej punë, mos rri kot. Unë nuk kam me çfarë të ushqej” i ka thënë Qemal Muhametaj djalit të tij.

Më pas siç ka treguar se 37-vjeçari, në debat e sipër ai e ka shtyrë babanë e tij me forcë dhe ai ka rënë përtokë. Por nuk ka mjaftuar me kaq, pasi ka marrë sende të forta dhe e ka qëlluar atë në kokë, duke i marrë jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy netë në fshatin Greshicë. 37-vjeçari qëlloi me sende të forta për vdekje të atin, Qemal Muhametajn e më pas u arratis. E gjithë ngjarja ndodhi në prani të nënës së tij, e cila është e paralizuar. Autori, Mariglen Muhametaj u arrestua mëngjesin e djeshëm pas disa orësh ndjekje nga policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu