Është dorëzuar autori i vrasjes së 50-vjeçarit shqiptar që u qëllua mesditën e së enjtes jashtë një karburanti, në zonën e Analipsit, në lindje të Selanikut.
Burri u dorëzua mesditën e së premtes (14/7). Bëhet fjalë për një shtetas shqiptar 45-vjeçar, baba i tre fëmijëve , i cili është vetëdorëzuar i shoqëruar nga avokati i tij.
Sipas informacioneve, 45-vjeçari pretendon se ishte shok me viktimën dhe se mes tyre kishte pasur një sherr.
Shkak i përleshjes dyshohet se kanë qenë çështjet financiare që kanë të bëjnë me viktimën dhe autorin.
Ndaj 45-vjeçarit është ngritur një dosje dhe pritet të dalë në prokurori dhe hetues.