Vrau dy djemtë e tij e më pas veten në Gjermani! Sot varroset shqiptari në Gjakovë

0

Flamur Rexha, 44-vjeçari nga Kosova që dyshohet se vrau dy djemë e tij (11 dhe 13 -vjeç), plagosi gruan dhe më pas bëri vetëvrasje, do të varroset sot në Ponoshec të Gjakovës.

Gruaja Flamur Rexhës është zgjuar nga koma artificiale ditën e djeshme. Ajo i mbijetoi gjakderdhjes së shkaktuar nga burri i saj, por ende nuk është në gjendje të merret në pyetje.

Flamur Rexha qëlloi dy djemtë e tij dhe gruan e tij Advije Rexhën e më pas u vetëvar në shtëpinë e tyre në Hamburg të Gjermanisë më 26 dhjetor.

“Ju nuk mund ta merrni ende në pyetje sepse, sipas vlerësimit mjekësor, ajo nuk është ende e gatshme,” tha kryeprokurorja Ulla Hingst për gruan e cila sapo është zgjuar nga koma..

Nga provat mjeko-ligjore rezulton se Flamur Rexha ka qëlluar tetë herë, motivi ende mbetet i paqartë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu