TIRANË – Personi që shihni në foton e mësipërme është 64-vjeçari Isuf Hasa, i cili dyshohet se ka vrarë me çekiç fqinjin e tij Xhemal Meta dhe më pas i ka vjedhur paratë. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Hasa pasi ka goditur me çekiç pas koke të moshuarin i ka marrë një shumë të konsiderueshme parash të cilat ky i fundit i kishte në xhep.
Pasi ka kryer aktin, dyshohet se autori i ka fshehur paratë në një çorape, të cilat u zbuluan këtë pasdite gjatë kontrollit të policisë në banesën e tij. Nuk dihet ende se si ka nisur përplasja mes tyre, sakaq autori 64-vjeçar është arrestuar nga Policia për veprime të mëtejshme proceduriale.
Autori
Viktima