Vrau gruan/ Meçja u arratis në Shqipëri, prindërit e bindën të dorëzohej, 35-vjeçari u rikthye në Itali

0

TIRANË- 49-vjeçari shqiptar Avni Meçja ka rrëfyer vrasjen e bashkëshortes së tij rumune, Alexandra Elena Mocanune. Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën në apartamentin ku jetonin, në Bolzano. Pasi i mori jetën bashkëshortes 35-vjeçare, shqiptari e mbuloi trupin e saj dhe u arratis. Mediat italiane shkruajnë se ai u arrestua mbrëmjen e së hënës në aeroportin e Veronës, sapo zbriti nga një avion që ishte nisur nga Shqipëria. Policia po e priste.

Meçja kishte vendosur të vetëdorëzohej, pasi u bind nga prindërit e tij për ta bërë një gjë të tillë. Po sipas mediave fqinje, gruaja ishte transferuar nga Verona në Trentino, për t’i shpëtuar bashkëshortit të dhunshëm, të cilin e kishte denoncuar dy vjet më parë. Më pas ishin afruar sërish dhe ai kishte bashkuar në Bolzano, aty ku dhe ndodhi tragjedia.

Arratia e shqiptarit

Arratia e vrasësit të dyshuar nisi pikërisht nga Verona. Avni Meçja u largua nga apartamenti me makinën e bashkëshortes së tij për të mbërritur në Verona e nga aty në aeroportin e Treviso-s. Mori avionin dhe u nis drejt Shqipërisë. Por përpara se të arratisej telefonoi vëllain duke i thënë se duhej të zhdukej pasi ishte në kërkim. Pikërisht nga kjo telefonatë u vu në lëvizje drejtësia. Vëllai dyshoi menjëherë se diçka e rëndë kishte ndodhur dhe telefonoi forcat e rendit, që gjetën trupin e pajetë të gruas me origjinë nga Rumania, e cila punonte si bariste. Trupi i saj u gjet pasditen e së dielës.

Rikthimi në Itali dhe rrëfimi

Të hënën, pasi u bind nga prindërit, shqiptari mori sërish avionin dhe u rikthye në Itali. Në aeroportin e Veronës po e prinin efektivët e policisë të cilët e shoqëruan në Bolzano, ku në fund rrëfeu krimin. Tashmë 49-vjeçari ndodhet në burg. Mediat fqinje shkruajnë se Meçja doli nga prokuroria e Bolzanos rreth orës 03:00 të natës. Ai dyshohet se e vrau gruan gjatë natës të së shtunës pas sherrit të radhës. Ajo ishte kthyer në shtëpi rreth orës 20:00, pasi kishte mbaruar punën.

Vrasja, çfarë ndodhi

Atë që ndodhi mbrëmjen e së shtunës rreth orës 21:30 të 22 Tetorit në Bolzano, në apartamentin numër 82 që ndodhej në katin e pestë, mund ta rrëfejë vetëm Meçja. Orari sugjerohet nga disa dëshmi të fqinjëve që dëgjuan grindjen mes çiftit. Gjatë natës, pasi vrau gruan, 49-vjeçari dyshohet se organizoi arratinë drejt Shqipërisë. Mëngjesin e së dielës u largua nga Bolzano me makinën Ford Focus të Alexandra Elena, duke iu drejtuar aeroportit të Trevizos.

Mes Avniut dhe Alexandra Elena sherret nuk ishin diçka e re. Në 2019-n dhe 2020-n, kur jetonin ende në Verona, gruaja e kishte denoncuar për keqtrajtim dhe ai ishte vendosur në arrest shtëpie dhe iu ishte ndaluar që t’i afrohej gruas./Burimi: Ilrestodelcarlino.it


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu