Vrau kolegun brenda komisariatit të policisë, mbërrin për gjykim dosja e efektivit në Tiranë, avokati mbrojtës: Vuante nga çrregullimi mendor

0

Ka mbërritur zyrtarisht në Gjykatën e Tiranës për gjykim dosja në ngarkim të efektivit të Komisaristit Nr 3 Ludjan Zaimi i cili ekzekutoi në ambientet e punës kolegun e tij Çaush Saliasi.

Prokuroria i ka përfunduar hetimet disa javë më parë, ndërsa iu la kohë avokatëve të paraqesin kundërshti, para se dosja të dërgohet në seancë paraprake. Mbrojtja pretendon se efektivi i policisë nuk është vrarë për shkak të detyrës, por për shkaqe personale duke argumentuar se ata kanë qenë kolegë.

Ndërkohë mësohet se mbrojtja ka paraqitur edhe argumenta sa i përket trajtimit të klientit të tyre me medikamente pasi vuante nga çrregullimi të shëndetit mendor, gjë e cila është provuar pjesërisht edhe nga ekspertiza që i është bërë Zaimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 23 majit brenda Komisariatit nr.3. në Tiranë, teksa po ndërroheshin turnet dhe në sallë ishin kolegët e tjerë.

Zaimi duket se e kishte të qartë shënjestrën e tij ndaj i bëri thirrje efektivëve të pranishëm që të mos ndërhynin dhe në fakt ashtu ndodhi, askush nuk ndërhyri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu