Fetah Marra, autori i vrasjes së 64-vjeçares Fatime Suli, pranoi ditën e sotme autorësinë përballë trupit gjykues.
Mësohet se ai shprehu pendesën për krimin që kishte kryer mirëpo mohoi pretendimet se kishte tentuar përdhunimin e Sulit. Ai ka dëshmuar se rrobat i kanë rënë viktimës duke e tërhequr zvarrë. Tashmë i mbetet ekspertizës mjekoligjore që të zbulojë nëse ka pasur apo jo abuzim me të ndjerën.
Gjykata e Shkallës së Parë në Berat dha ditën e sotme masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Marrën, i cili mbyti dhe më pas tentoi të fshihte trupin e komshies së tij, pas një sherri për motive të dobëta.