Gjykata dha masën arrest me burg për shtetasin Jorgo Golemi i cili vrau më thikë 43 vjeçarin në Sarandë.
Ngjarja ndodhi paraditen e 7 qershorit pas njësherri banal për ankorimin e varkës së peshkimit. Jorgo Golemi, qëlloi disa herë me thikë 43 vjeçarin Kledi Kokën në mes të shëtitores në Sarandë, i cili ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra.