Vrau në vitin 2003/ Arrestohet shqiptari në Greqi

0

Autoritetet greke kanë arrestuar një shqiptar, i cili dyshohet për një vrasje të kryer në vitin 2003.

Shqiptari ishte futur në banesën e një të moshuare dhe pas grabitjes e kishte vrarë duke e goditur disa herë me sende të forta.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në qytetin e Volos, ndërsa në banesën e viktimës plicia kishte gjetur një shenjë gishti e cila u identifikua pas 18 vjetësh.

“Asnjë çështje nuk është e mbyllur për Policinë Greke, pa marrë parasysh sa kohë kalon, nëse nuk hetohet”, tha Drejtori i Përgjithshëm Rajonal i Policisë së Thesalisë, Asterios Mantziokas, i cili theksoi se “puna metodike që kryhet çdo ditë në laboratorët e mjekësisë ligjore do të zbulojnë edhe raste të tjera të ngjashme”.

Ndërkohë nuk është bërë ende i ditur identiteti i shqiptarit të arrestuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu