‘Vrite, vrite!’ Dalin pamjet, sesi grupi Rraja masakroi me shkopinj gome e bejsbolli pa pushim dy persona pas sherrit për guroren në Krujë

0

Me shkopinj gome një grup personash të veshur me të shkurtra mësyjnë një lokal në aksin Fushë Krujë – Thumanë dhe nisin të godasin dy vëllezërit  Bilbil Maja dhe Jashar Maja të cilët ishin të ulur në tavolinë.

”Bjeri! Bjeri! “Më fort më fort!”…Dëgjohet dikush që nxit burrat me shkopinj gome të qëllojnë pa ndaluar edhe më fort ndaj dy vëllezërve të cilët ishin ankuar se punimet e gurores në Borizanë për të cilën ka leje shfrytëzimi Përparim Rraja po u dëmtonte banesat e tyre por dhe të zonës përreth.

Dhuna filmohet nga një person ndërsa nxitësi vijon duke përdorur dhe fjalor fyes me qëllim të nxisë edhe më fort dhunën.

“Bjeri! Gjuaje k…  Më fort! Më fort! thotë ai dhe burrat intensifikojnë më shumë goditjet me grushta shkelma e shkopinj drejt dy vëllezërve Maja, të cilët ngrihen nga tavolina dhe janë në mes të lukunisë së dhunuesve.

Grushta, shkelma e shkopinj gome!

Burri i veshur me bluzë bojëqiell, i gjakosur në kokë përpiqet të largohet për tu mbrojtur.

Bjeri! – thërret sërish nxitësi dhe dhunuesit godasin e godasin pa pushim. Burri përpiqet të gjejë daljen. Ndërkohë një burrë i veshur me të bardha në dorën e djathtë ka pistoletën ndërsa me të majtën e godet me grusht.

Dhuna vijon dhe në verandë të lokalit, sa burri arrin të bjerë pa ndjenja. Por sërish dhuna nuk ka të ndalur.

“Vrite! Vrite!” thërrasin dhe burrin e godasnin me grushta, shkelma e shkopinj gome kudo.

Ngjarja u regjistrua mesditën e 6 korrikut 2023.

Dhuna barbare

Dy personat që dhunohen janë Bilbil Maja dhe Jashar Maja (vëllezër) dhe shkak është një gurore në Borizanë, të Krujës. Shkak për konfliktin midis tyre dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë. Organet e rendit thanë se shkak për konfliktin midis këtyre shtetasve dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Por vëllezërit Bilbil e Jashar Maja, pretendojnë se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, krijojnë shqetësime në banesat e tyre. Policia bëri të ditur se Komisariati i Krujës ka shoqëruar shtetasit Xhelal Rraja, dhe Përparim Rraja, dhe po punon për shoqërimin e dy personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt

Autorët e sulmit

Me bluzë të zezë dhe me shkop bejsbolli në dorë Rexhep Rraja djali i deputetit. Personi me pistolete në dorë është  Xhelali vëllai i deputetit Rrahman Rraja.

Çfarë dëshmoi dje Jashar Maja për Report TV

Pak orë pas ngjarjes, Jashar Maja ka folur për “Report TV” përmes telefonit nga spital ii Traumës. Ai dëshmoi se ndodhej me vëllanë dhe një kushëri të tij në takim me inxhinjerin e gurores, kur janë sulmuar me sende të forta.

Maja tha se kishte identifikuar të paktën tre persona nga familja Rraja, si autorë të sulmit, të cilët i njeh pasi kanë guroren. Jashar Maja tha se ata ka bërë protesta për guroret të cilat sipas tij dëmtojnë banesat e zonës, dhe për këtë kishin takim me inxhinjerin. Pas sulmit me sende të forta, ai theksoi se nuk kanë bërë denoncim në polici pasi kishin nevojë për ndihmë mjekësore dhe janë dërguar në spital. Atje në orët e pasdites së enjte kanë mbërritur oficerët e policisë që u kanë marrë deklarime në lidhje me konfliktin e ndodhur në rrugën Fushë Krujë-Thumanë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu