Vritet 37-vjeçari shqiptar në Athinë, qëllohet me plumb aksidentalisht(EMRI)

0

Një rast tjetër fatkeq ndodhi në një lokal në lagjen Nea Jonia të Athinës, ku mbeti i vrarë një shtetas shqiptar i identifikuar si Pëllumb Islami 37-vjeç me profesion hidraulik për motive të dobëta.

Sipas dëshmitarëve thuhet se në një tavolinë VIP ishin ulur 4 persona, më pas kanë arritur dhe 3 persona të tjerë gjithashtu shqiptarë, dhe menjëherë mes tyre ka nisur një sherr me fjalë të rënda dhe armë të ftohta, dhe mediat greke raportuan se personat në fjalë ishin pjesë e një bande kriminale.

Në një moment gjaknxehtësie njëri nga agresorët ka nxjerrë një pistoletë dhe ka hapur zjarr dhe si pasojë plumbi ka kapur 37-vjeçarin në shpatull ndërkohë që ai po shikonte një ndeshje të Champions League me miqtë e tij në një tavolinë më tutje.

Ai është dërguar menjëherë në spital por nuk ka mundur të mbijetojë.

“Dëgjova 6-7 të shtëna ndaj dola jashtë. Ishte rrëmujë. E pashë viktimën të shtrirë përtokë. Dëgjova disa persona që thoshin “ik ik”. Më pas erdhi policia dhe ambulanca dhe mori viktimën”, tha një dëshmitar.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja dhe një mjet lluksoz i tipit Kadillak i braktisur nga personat e përfshirë në ngjarje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu