Vritet ambasadori Italian në Kongo

0

Ambasadori italian në Republikën Demokratike të Kongos dhe një polic ushtarak që udhëtonte me të janë vrarë në një sulm ndaj një autokolone.

Mediat italiane shkruajnë se Luca Attanasio humbi jetën teksa disa forca të armatosura po përpiqeshin të rrëmbenin personelin paqeruajtës të Monusco, të Kombeve të Bashkuara.

Komandoja terroriste hapi zjarr mbi autokolonën e Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara. Ambasadori Luca Attanasio,humbi jetën teksa po transportohej në spital si pasojë e plagëve të marra.

Për vrasjen është hapur një hetim për të kuptuar dinamikën dhe motivin. Dhjetëra grupe të armatosura vijojnë që të kryejnë sulme në Kongon lindore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu