Vritet gazetari në Meksikë, kufoma gjendet në mes të rrugës

0

MEKSIKË– Një tjetër gazetar është vrarë në Meksikë. Luis Enrique Ramirez Ramos, është i nënti që nga fillimi i vitit, që vritet në Meksikë. Kufoma e 59-vjeçarit u gjet në rrugë, pranë Kuliakan, tha prokurorja Sara Quinones përmes Twitter.

“Është e qartë se është një vrasje. “Trupi u gjet në periferi të Culiacan, i mbështjellë me plastikë ,” i tha AFP Balbina Flores, përfaqësuese e RSF në Meksikë.

Luis Enrique Ramirez ka punuar për gazetën El Debate. Ai ishte gjithashtu themeluesi i faqes së internetit të lajmeve Fuentes Fidedignas. Ai është gazetari i nëntë që vritet në 2022 në Meksikë, një nga vendet më të rrezikshme në botë për ata që ushtrojnë këtë profesion.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu