BE planifikon të vendosë në listën e sanksioneve të dashurën e Putinit

0

RUSI- Bashkimi Europian planifikon të vendosë sanksione ndaj Alina Kabaeva, që përflitet prej kohësh si e dashura e Vladimir Putinit. Sipas The Guardian, dy burime thanë se BE-ja ka propozuar sanksione ndaj Kabaeva, një ish-gjimnaste olimpike, e cila më herët është bërë pjesë e listës së personave të sanksionuar nga vendet Perëndimore.

Patriarkut Kirill, kreu i kishës ortodokse ruse është sanksionuar gjithashtu. Ai është një aleat prej kohësh i Kremlinit, i cili ka dhënë bekimin e tij për luftën në Ukrainë.

Kabaeva dhe Kirill janë dy nga dhjetëra personat që do të përballen me një ndalim udhëtimi në BE dhe ngrirje të aseteve sipas listimeve të reja që diskutohen nga vendet anëtare, duke iu bashkuar më shumë se 1000 rusëve të sanksionuar. Emrat e rinj ende duhet të miratohen nga 27 vendet anëtare të BE-së.

Zyrtarët e BE-së po synojnë gjithashtu familjen e ngushtë të sekretarit të shtypit të Putinit, Dmitry Peskov, i cili u sanksionua në një raund të mëparshëm. Gruaja e Peskov, Tatiana Navka, do t’i shtohej listës për shkak të bashkëpronësisë së saj në Krime, e cila u aneksua nga Rusia në 2014.

Vajzat e Peskov, Nikolay Peskov thuhet sipas BE-së se përdor paratë e babait të tij, ndërsa Elizaveta Peskova, thuhet seka jetuar një mënyrë jetese luksoze falë lidhjeve të babait të saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu