Një 45-vjeçar shqiptar është vrarë me armë në Itali.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Milano, teksa sipas autoriteteve në vendin fqinj, autori është një 78-vjeçar italian.
Mediat italiane shkruajnë se viktima kishte lidhje jashtëmartesore me bashkëshorten e autorit.
Shqiptari frekuentonte shtëpinë ku jetonte 78-vjeçari me gruan e tij, gjithashtu shqiptare.
45-vjeçari shqiptar ka ndërruar jetë në vendngjarje.