Vrasje me armë zjarri në Fier, vdes 50-vjeçari
Vrasje me armë zjarri në lagjen “Sheq i Madh” në Fier.
Viktimë ka mbetur shtetasi Ahmet Toska, 50 vjeç.
Sipas policisë lokale, viktima është qëlluar në rrugë, rreth orës 06:00 të ditës së sotme, nga një person ende i paidentifikuar.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.
Ndërkohë Policia e Fierit dhe FNSH kaanë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit me qëllim kapjen e autorit.