Vritet me armë zjarri një person në Greqi

0

GREQI- Një person është qëlluar për vdekje në Athinë pasditen e sotme. Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në zonën Agia Varvara dhe paraprakisht dyshohet se vrasja ka ndodhur për pazare droge.

Sipas burimeve policore, mësohet se viktima, ende i paidentifikuar, ndodhej me tre persona të tjerë në një shtëpi në zonën ku i gjet i vrarë. Mes tyre ka nisur një debat dhe të gjithë së bashku kanë dalë në rrugë, ku viktima ka marrë të shtënat me armë zjarri.

Ndërsa tre të tjerët u zhdukën.Viktima është pikasur pak para orës 15:00 nga banorë të zonës të cilët kanë njoftuar Policinë dhe një ambulancë. Forcat e sigurisë po hetojnë ngjarjen e përgjakshme.

Disa ditë më parë, viktima, ishte sulmuar nga persona të panjohur që dyshohet se e kishin rrahur. Gjithashtu, pak kohë më parë, pjesëtarët e bandave të trafikut të drogës në këtë zonë kanë pasur një përleshje të rëndë./zougla.gr

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu