KOSOVË- Një person ka ndërruar jetë pasditen e sotme pasi është qëlluar me armë zjarri në një lokal në Klinë të Kosovës.
I dyshuari për vrasjen e ndodhur në Kosovë pasditen e sotme është shtetasi Tush Frroku, ku për motive akoma të panjohura ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të viktimës, Anton Prela.
Lajmin për vdekjen e ka konfirmuar drejtori i QKMF-së në Klinë, Gazmend Bojaj.
“I plagosuri është sjellë në QKMF në Klinë, i është dhënë ndihma, edhe unë kam qenë pjesë e ekipit, pastaj rasti është dërguar në Spitalin e Pejës, dhe mandej nga atje është konfirmuar vdekja e tij”, deklaroi tha Bojaj.
Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.
Ai ka thënë se i plagosuri është dërguar në QKMF-në e Klinës, ndërsa ka theksuar se i dyshuari ka arritur të arratiset nga vendi i ngjajrjes.