Vritet me armë zjarri një person në Tropojë! Emrat

0

Vrasje me armë zjarri në Tropojë.

Policia raporton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, në një lokal në fshatin Dojan në Tropojë.

Dyshohet se shtetasi Florian Mulaj, rreth 35 vjeç, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri Artur Dauti, rreth 43 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë Tropojë:

Rreth orës 13:40, në një lokal në fshatin Dojan, dyshohet se shtetasi F. M., rreth 35 vjeç, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. D., rreth 43 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu