Vritet me plumb në kokë një 40-vjeçar shqiptar në Greqi. Ngjarja ndodhi në qytetin e Pireut. Mësohet se shqiptari u qëllua nga një 68-vjeçar. Sipas informacioneve, viktima me origjinë nga Shqipëria, punonte në një parking në rrugën Praxitelous.
Ai u plagos rëndë dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin Zaneio, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.
Sipas raportit, sherri mes shqiptarit dhe autorit ka nisur në parkingun, ku 68-vjeçari e ka qëlluar një herë në kokë, por më pas është kthyer dhe e ka qëlluar për herë të dytë.
Shqiptari rreth 40-vjeç, punonte një parkingun ku ndodhi edhe ngjarja e rëndë.
Një grua që njihte autorin e moshuar të atentatit flet për një burrë që shpesh shkaktonte probleme dhe debatonte me fqinjët për arsye të parëndësishme.
“Rreth orës 1 e çerek dëgjojmë të shtëna. Shpërthimi ishte shumë i fortë. Dëgjuam zëra”, shpjegon gruaja për protothema.gr.
Sakaq autori grek u largua menjëherë pas vrasjes por më pas u vetëdorëzua në polici.
Autori u arrestua, ndërsa forcat e policisë ndodhen në vendngjarje duke kryer hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.