Vritet në hyrje të banesës së tij në Tale të Lezhës, Pjetër Kaza/ Dyshohet për gjakmarrje

0

Një 57-vjeçar është gjetur i vrarë në orët e para të mëngjesit në oborrin e banesës së tij në fshatin Tale të Lezhës. Viktima, Pjetër Kaza, është zbuluar pa shenja jete rreth orës 05:00 nga bashkëshortja, ndërsa dyshohet se është qëlluar me armë zjarri me silenciator, pasi nuk është dëgjuar asnjë zhurmë gjatë natës.

Pjetër Kaza punonte në minierën e Spaçit dhe sipas të dhënave, ishte kthyer në banesë rreth orës 01:00 pas mesnate. Dyshohet se vrasja e tij lidhet me një zinxhir të gjatë hakmarrjesh, që zanafillën e ka në vitin 1994, me vrasjen e Ndue Kazës, shef i krimeve në qytetin e Rrëshenit.