Vritet në mes të rrugës një person në Greqi. Çfarë gjeti policia?

0
Athens, Greece. 25 March, 2019: An old Skoda Octavia car belonging to the greek Police force, parked in a street of Athens

GREQI- Vritet me armë zjarri një person në rrugën Alkminis 107. Mediat greke raportojnë se ndaj viktimës është qëlluar disa herë, pasi në vendin e krimit janë gjetur gjithsej 15 gëzhoja.

Burri, ka marrë plagë në gjoks dhe në kokë. Pranë viktimës, i cili u qëllua në mes të rrugës, u gjet një celular dhe një shumë prej 5 mijë eurosh.

Forca të forta policie kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa identifikimin e viktimës e ka marrë përsipër Njësia e Vrasjeve të Sigurimit të Atikës.

Burimi: Cnn.gr

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu