Vritet një shqiptar në Itali

0
Auto carabinieri

Një shqiptar ka mbetur i vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë. Ngjarja ka ndodhur në Frosinone të Italisë.

Sipas informacioneve të publikuara në mediat e huaja, përplasja me armë ka ndodhur pranë një lokali, ku shqiptarët kanë nisur të debatonin mes tyre. Në këtë moment debati ka agravuar dhe njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka lënë të vrarë shqiptarin.

Viktima mësohet se ka marrë një plumb në qafë dhe nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu