Vritet shqiptari në Angli (Foto, emri)

0

Një 30-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Londër, pasi është vrarë me thika dy ditë më parë.

Olsi Kuka nga Kurjani i Fierit ka humbur jetën pasi është goditur disa herë me thika në zonën Barnet të kryeqytetit anglez. Për ngjarjen u arrestuan tre persona, dy djem, njëri 33 dhe tjetri 24 vjeç, po ashtu dhe një vajzë 24-vjeçare. Kuka u gjet i mbuluar nga gjaku në një apartament, teksa kishte 3 plagë me thikë. Policia thotë se pavarësisht dërgimit të menjëhershëm në spital, i riu ndërroi jetë prej plagëve të marra.

Grupi hetimor vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen të plotë, ndërsa mësohet se i riu kishte shkuar në Angli para një viti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu