Vuante nga një sëmundje e rrallë, ndërron jetë modelja 20-vjeçare

0

Një modele britanike ka ndërruar jetë në moshën 20-vjeçare, pas betejës me një sëmundje të rrallë.

Saarah Ahmed, 20 vjeç ishte finaliste në Miss Universe në Britaninë e Madhe. Ajo ka ndërruar jetë pak ditë më parë, pasi vuante nga një sëmundje e rrallë, me sindromën Ehler’s Danlos (EDS), një çrregullim i trashëguar i indeve lidhëse që prek lëkurën, tendinat, ligamentet, enët e gjakut, organet e brendshme dhe kockat.

20-vjeçarja, përdorte rrjetet sociale për të folur për sëmundjen e saj, dhe për t’u ndërgjegjësur me persona të tjerë të cilët vuanin nga e njëjta sëmundje.

“Ajo ishte një person i bukur, i kujdesshëm dhe i mençur edhe pse ishte shumë e re. Ajo kishte aq shumë mençuri. Ajo donte të shkonte në universitet për të studiuar neurologji. Ajo donte të ndihmonte njerëzit e tjerë,” tha nëna e Saarahës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu