Vuçiç: Do të kërkoj konfirmim nga Greqia për mosnjohjen e Kosovës

0

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ndodhet për një vizitë dy-ditore në Slloveni, ku edhe do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të do të mbahet në Brdo.

Në një komunikim për mediat, Vuçiç është shprehur se Serbia në krahasim me të gjitha vendet e rajonit është më e gatshmja për t’u bërë pjesë e BE-së, duke theksuar se tashmë kjo mbetet një çështje politike.

“Qytetarët e Serbisë e dinë, ata nuk duan të prishin marrëdhëniet me Rusinë apo Kinën”, ka thënë presidenti serb. “Unë jam i sigurt se nesër të gjithë ne dhe grindjet tona do të mposhten nga evropianët. Unë nuk kam pritshmëri të mëdha, por jam i sigurt se do të dërgojmë një mesazh pozitiv”.

Ai gjithashtu ka theksuar se do të kërkojë nga Mitsotakis konfirmimin se Greqia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
“Disa zyrtarë evropianë po shkojnë në Washington për t’i kërkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të bëjnë presion mbi pesë vendet e BE-së për të njohur pavarësinë e Kosovës”, ka thënë më tej ai.

 

 

Presidenti serb tha më tej se është e pabesueshme se sa shumë vende evropiane kundërshtojnë bashkëpunimin e Serbisë me Rusinë dhe Kinën, dhe janë të njëjtat vende që kritikojnë Serbinë që nuk mund të bëjnë pa gazin e Putinit dhe kanë një shkëmbim të shkëlqyer tregtar me Kinën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu