Gruaja nga Bilishti publikon videon e rëndë: Ja si e dhunon ish-bashkëshorti

0

Drineda Avdi, 28 vjeçarja nga Bilishti që përloti gjithë shqiptarët mundi të operohej në Turqi, duke fituar betejën me sëmundjen pas 5 muajsh qëndrim në spital.

Operimi u mundesia fale kontributit te shqiptareve. Mirëpo tani që po përpiqet t’i kthehet jetës normale, Drinedën e shqetësojnë të tjera probleme.

Ajo rrëfeu për “Ftesë në 5” se është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga ish-bashkëshorti, me të cilin i ka dhënë fund marrëdhënies për arsye tradhëtie nga ana e tij. “Kam denoncuar në komisariat dhënën dhe u pajisa me urdhër mbrotje pas 4 denoncimesh”, rrëfeu e tronditur ajo, ndërsa pohoi se as ky urdhër mbrojtje nuk e kishte penguar të shoqin ta dhunonte.

Ajo tregoi një video në makinë, ku fillimisht dëgjohen të shara nga ish-bashkëshorti dhe më pas klithma e të qarat e Drinedës. “Tentoi të më mbyste dhe e gjithë kjo është bërë në sy të fëmijës”, rrëfeu Drineda.

Kjo ngjarje tronditi edhe të ftuarit e pranishëm në studio, përfaqësues nga shoqata në ndihmë të grave dhe fëmijëve të dhunuar që i premtuan se do të kujdeseshin për situatën e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu