WhatsApp sjell risinë, mundëson që mesazhet të bëhen pin në chat

0

SHBA-WhatsApp ka hedhur për testim në programin e testimeve për risitë e saj, beta, një përditësim të ri. Rrjeti social do të mundësojë që përdoruesit e saj të arrijnë të bëjnë pin mesazhet që kanë dëshirë.

Me anë të këtij opsioni, mesazhet më kryesore do të shfaqen në krye të bisedave pasi teksti i përzgjedhur të jetë bërë pin nga përdoruesit. Funksioni i lejon përdoruesit të bëjnë pin mesazhet e dëshiruara për 24 orë, 7 ditë ose 30 ditë.

Aktualisht, kjo risi është e prekshme vetëm për një pjesë të vogël të testuesve beta që kanë instaluar versionin më të fundit të platformës nga aplikacioni TestFlight.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu