Për 12 vite me radhë, fushata Wiki Loves Earth, garë fotografie, realizohet në rang botëror dhe lokal për të mbledhur dhe dokumentuar trashëgiminë natyrore, peizazhe, zonat e mbrojtuara kombëtare, parqe etj.
Edhe këtë vit, Kosova dhe Shqipëria i bashkohen nismës “Wiki Loves Earth” e organizuar nga Wikimedian-ët e Gjuhës Shqipe. Ndër vite, fituesit e kësaj gare në Shqipëri dhe Kosovë kanë kapur peizazhet e zonave të mbrojtura natyrore të cilat ia kanë dhuruar komunitetit shqiptar në Wikipedia e më gjerë. Përveç fotografimit të zonave natyrore, gara ndërkombëtare jep çmime për fotografinë me pamje të “mjedisit dhe të drejtave të njeriut” për të sensibilizuar njerëzit ta ruajnë dhe mbrojnë natyrën.
Wikimedian-ët e Gjuhës Shqipe ftojnë fotografë profesionistë, amatorë, të apasionuarit pas fotografisë dhe natyrës të marrin pjesë në këtë garë të 2024-ës.
Wiki Loves Earth Albania & Kosovo 2024 do t’u ofrojë fituesve disa çmime. 3 fitues për Kosovën dhe 3 fitues për Shqipërinë:
Vendi I – 200 euro; Vendi II – 150 euro; dhe Vendi III – 100 euro.
Pjesëmarrësit duhet t’i ngarkojnë fotografitë në Wikimedia Commons në periudhën 15 maj-15 qershor. Fotografitë e fituesve të Kosovës dhe Shqipërisë do të garojnë më pas në rang botëror.
Për më shumë, vizitoni lidhjen: https://commons.wikimedia.org/wiki/Commons:Wiki_Loves_Earth_in_Albania_%26_Kosovo_2024/sq
Kontakt
Email: [email protected]
Instagram:https://www.instagram.com/SQWikimedians_UG
Twitter: https://twitter.com/SQWikimediansUG
Facebook: https://www.facebook.com/SQWikimediansUG