Wikidata vjen në Universitetin e Elbasanit në datat 28-29 tetor. Nxitoni për pjesëmarrje!

0

Ditëlindja e Wikidata-s na bën së bashku në punëtorinë 2-ditore në Elbasan më 28-29 tetor.

Nga punëtoria dhe prezantimet për fillestarët në Wikidata e deri tek specialistët e informatikës, të gjithë pjesëmarrësit do të njihen me bazën e të dhënave të lira dhe do të marrin certifikata në përfundim të saj!

Gjatë këtyre dy ditëve, do të eksplorojmë, mësojmë dhe kontribuojmë në plaftormën e Wikidata-s për ta përditësuar dhe përdorur për shërbime dhe aplikacione të ndryshme.

Kjo punëtori realizohet në bashkëpunim me Departamenti i Gjuhësisë UNIEL dhe me mbështetjen e start-up-it Switch Technologies.

Ju inkurajomë të merrni pjesë duke plotësuar formularin më poshtë.

Regjistrohuni tani: https://forms.gle/iDoWH7fL7dKZVncz7

Presim të redaktojmë Wikidata-n me komunitetin Wikipedian të Elbasanit dhe më gjerë.

#WoALUG #Wikidatabirthday #Wikidata


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu