Ata të dy u takuan dhe u përshëndetën në një restorant në Ibiza, por jo më shumë
Trajneri Xavi Hernandez dhe Robert Lewandowski po kalojnë disa ditë pushime në Ibiza. Të dy kanë përkuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në një restorant në Ibiza. Ata nuk janë takuar, por u hasën rastësisht, pasi secili ishte me grupin e shokëve dhe hynë veç e veç. Brenda patën rastin të përshëndeten edhe pse jo për shumë kohë.
Dy personazhet përshëndetën njëri-tjetrin dhe pak më tepër. Nuk ishte ambienti ideal për të biseduar, sepse kishte shumë njerëz. Të dy presin që të zhbllokohet situate për polakun te Bayern. Klubi bavarez po tregohet i papërkulur përpara kërkesës së futbollistit për t’u larguar nga entiteti.
Sulmuesi e ka thënë këtë publikisht, por Bayern këmbëngul se ai duhet të respektojë kontratën e tij. Barcelona ka bërë tashmë dy oferta për të tentuar të nënshkruajë me lojtarin, por të dyja janë refuzuar nga gjermanët. “Barcelona mund të kursejë duke bërë një ofertë të re”, tha Uli Hoeness të mërkurën.
Bayerni nuk ka ndërmend të ulet për të negociuar me klubin e Barçës derisa të ofrojë 50 milionë, diçka që nuk e ka bërë deri më tani. Kjo është shifra minimale për të cilën Bayern do të konsideronte largimin e futbollistit të tyre. Barcelona për momentin nuk e arrin këtë shumë.
Një nga problemet që vazhdon të hasë Barcelona është se nuk ka aktivizuar levat e nevojshme për të ulur presionin e ‘Fair Play’-t Financiar që ka për momentin. Për sa kohë që këto para nuk arrijnë, klubi do të jetë në gjendje të vazhdojë të bëjë oferta për Lewandowskin, por nuk do të ketë kapacitetin për ta nënshkruar atë.