Ballina AKTUALITET Xhaçka: 11 shtatori, ditë për të nderuar kujtimin e mijëra jetëve të...

Xhaçka: 11 shtatori, ditë për të nderuar kujtimin e mijëra jetëve të pafajshme 

0

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka deklaron se 11 shtatori është një ditë për të nderuar kujtimin e mijëra jetëve të pafajshme e për të qenë më të bashkuar se kurrë kundër terrorizmit e ekstremizmit.

Në një mesazh në “Facebook” në 20-vjetorin e sulmeve terroriste, Xhaçka shkruan se nuk do të shlyhet ndonjëherë nga kujtesa.

“Sulmet e 11 shtatorit 2001 janë një nga ato ngjarje që vështirë do të shlyhen ndonjëherë nga kujtesa. Por mbi të gjitha, 11 shtatori është një ditë për të përkujtuar e nderuar kujtimin e atyre mijëra jetëve të pafajshme të humbura atë ditë e për të qenë më të bashkuar se kurrë edhe në emer të tyre, kundër terrorizmit e ekstremizmit. #NeverForget #NeverForgoten 🇺🇸”, shkruan ministrja Xhaçka.

Xhacka Fb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu