‘Më sollën foton e tij të vrarë’, Xhoana rrëfen lidhjen me bosin e kokainës

0

Ish-konkurrentja e ‘Love Island’, Xhoana Kurti ishte partnerja e Ergys Dashit, i njohur si një nga bosët e drogës me veprimtari në Ekuador, aty ku dhe u vra në vitin 2022.

Xhoana ka rrëfyer për herë të parë detaje nga lidhja me Dashin, teksa tregoi se lajmin për vdekjen e tij e kishte marrë përmes një fotoje që i kishin nisur, ku shihej i riu i shtrirë përtokë.

Ndërkohë ajo tregon se ka jetuar me Dashin në Ekuador, por se nuk e ka ditur që ai merrej me drogë.
“Ka qenë diçka që dihet sepse unë postoja foto me të, por mendoj se është e tepruar lajmi që unë isha pjesë e grupit kriminal, kur unë isha vetëm e dashura. Nuk kisha lidhje me gjërat që nuk e dija që ekzistonin.
Isha shtatzënë më sollën foto të tij pasi e kishin vrarë. Ka qenë një tragjedi e fortë për mua. Kishte ditë që po e ndjenja si gjë dhe mendova se nuk e di çfarë do të ndodhë. Atë ditë nuk isha mirë, isha në ankth. E dija se kishte probleme, por nuk e dija se ishte aq madhore. Unë e dija se punonte kompani bananesh”, tregoi ajo për ‘Glamour Zone’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu