Xi paralajmëron se Kina kurrë nuk do të “heqë dorë nga përdorimi i forcës” në lidhje me Tajvanin

0

Xi Jinping dha një paralajmërim të ashpër për Tajvanin gjatë fjalimit të tij të dielën, duke thënë se Kina do të arrinte ribashkimin me ishullin vetëqeverisës me forcë nëse është e nevojshme.

“Ne do të vazhdojmë të përpiqemi për ribashkim paqësor me sinqeritetin më të madh dhe përpjekjet më të larta, por nuk do të premtojmë kurrë se do të heqim dorë nga përdorimi i forcës dhe ne rezervojmë opsionin për të marrë të gjitha masat e nevojshme”, tha Xi.

Ai shtoi se fjalët e tij ishin “të drejtuara vetëm nëse ndërhyhej nga forcat e jashtme dhe në rast se disa separatistë kërkonin pavarësinë e Tajvanit”.

“Rrotat e historisë po rrotullohen drejt ribashkimit të Kinës dhe përtëritjes së kombit kinez. Ribashkimi i plotë i vendit tonë duhet të realizohet”, tha Xi.

Partia Komuniste në pushtet e Kinës pretendon Tajvanin si territorin e saj, pavarësisht se kurrë nuk e ka kontrolluar atë.

Vërejtjet e Xi për Tajvanin tërhoqën nivelin më të madh të duartrokitjeve përmes fjalimit të tij, i cili zgjati vetëm dy orë, shkruan CNN.

Xi theksoi gjithashtu nevojën për të forcuar ushtrinë e Kinës, duke thënë se vendi do të “krijojë një sistem të fortë të parandalimit strategjik” dhe “të intensifikojë stërvitjen ushtarake në kushte luftarake”.

Kina duhet të “përshpejtojë modernizimin e teorisë, organizimit, personelit, armëve dhe pajisjeve ushtarake”, në mënyrë që ushtria e saj “të përmbushë në mënyrë efektive misionin dhe detyrat në epokën e re”, shtoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu