Protestuesit të cilët kanë marrë pjesë në marshimin drejt Kryeministrisë, mbajnë në dorë pankarta me mesazhe ironizuese në drejtim të qeverisë.
Të rinj të FRPD-së teksa marshojnë përgjatë bulevardit në drejtim të Kryeministrisë, mbajë në duar një banderolë të madhe ku shkruhet; “Burg Brother Vip’, po ashtu dhe të tjerë kanë në duar të tjera pankarta, “Yje. yjet, gati për burg!.
Si dhe ‘Tigri, Tigri po pastruesja bëri kërdinë’ apo ‘Ç’të bën FBI-ja nuk ta bën perëndia’.
Kujtojmë se protesta zyrtarisht nisi në orën 12:00.